Brukseli kritikon Qeverinë: LDK dhe PDK nuk komunikojnë mirë mes vete

Në raportin e Progresit e Komisionit Europian që u publikua sot është adresuar edhe mungesa e bashkëpunimit ndërmjet LDK’së dhe PDK’së –dy partnereve të koalicionit.
“Bashkëpunimi i kufizuar ndërmjet ministrive të udhëhequra nga PDK dhe LDK në disa raste ka vështirësuar arritjen e progresit në disa fusha kyçe të qeverisjes. Qeveria duhet të arrijë afatet që janë të vendosura për disa plane pune dhe strategji me një koordinim më të mirë dhe përmirësim të komunikimit ndërmjet partnerëve të koalicionit” thuhet në raport.