Brukseli dërgon “emisarët” e azilit në Kosovë

Sekretarin e Shtetit për Azil dhe Migrim të Belgjikës, Theo Francken do të qëndroj gjatë ditës në Kosovë. Ai do të zhvilloj takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hysenin, me të cilin do të bisedojnë për migrimin dhe masat që duhet ndërmarr Kosova për këtë çështje.
Takimi do të mbahet në ora 10:00, ndërsa në ora 10:30, do të mbahet një konferencë e përbashkët për media. Takimi mbahet në objektin kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.