Britania vendos Kosovën në mesin e vendeve të rrezikshme për t’u vizituar

Autori:Avdyl Pajaziti

Britania e Madhe i ka paralajmëruar qytetarët e vet të mos i vizitojnë disa shtete të caktuara për shkak të rrezikshmërisë që ato paraqesin.

Britania e Madhe i ka paralajmëruar qytetarët e vet të mos i vizitojnë disa shtete të caktuara për shkak të rrezikshmërisë që ato paraqesin.

Kjo listë i përfshin shtetet si: Libia, Siria, Iraku, e të cilat janë në Lindjen e Mesme, si dhe dhjetëra shtete tjera të cilat janë të rrezikuara për arsye të ndryshme.

Zyra për Punë të Jashtme e Commonwealth, e cila është në kuadër të Qeverisë britanike, ka këshilluar të gjithë qytetarët e vet që të mos udhëtojnë, në Siri pasi që rreziku i terrorizmit vetëm sa rritet dhe e kanë përshkruar vendin si të dhunshëm dhe të rrezikshëm.

Sidoqoftë, pos Sirisë, ata sugjerojnë që të mos udhëtojnë edhe në qytetet e Kosovës si në: Zveçan, Zubin Potok dhe Leopsaviq, e që gjenden në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, raporton lajmi.net.

Gjithashtu ata kanë përmendur edhe protestat e dhunshme brenda Kuvendit të Kosovës të cilat kanë filluar me 15 tetor.

Ata thonë se këto protesta mund të shpërndahen në të gjithë qytetin e Prishtinës, si dhe kanë shtuar se protestat në Kosovë edhe në të kaluarën kanë qenë të dhunshme.

Ndër tjerash, ata e kanë cekur edhe rrezikun e mundshëm nga terrorizmi si dhe e kanë përshkruar gjendjen aktuale si të qetë por të tensionuar.

Sidoqoftë, kjo është lista e plotë e vendeve më të rrezikshme në botë për tu vizituar, në mesin e të cilave është Kosova, e të cilën lajmi.net e sjell për ju:

  • Algeria
  • Angola
  • Armenia
  • Azerbaijan
  • Bangladesh
  • Burkina Faso
  • Burma (Myanmar)
  • Cambodia
  • Cameroon
  • Colombia
  • Djibouti
  • Ecuador
  • Egypt
  • Eritrea
  • Ethiopia
  • Georgia
  • Haiti
  • India
  • Iran
  • Israel
  • Ivory Coast
  • Japan (around Fukushima)
  • Jordan
  • Kenya
  • Kosovo
  • Lebanon
  • Madagascar
  • Malaysia
  • Mali
  • Nepal
  • Nigeria
  • Pakistan
  • Philippines
  • Republic of Congo
  • Russia
  • Saudi Arabia
  • Sudan
  • Tajikistan
  • Thailand
  • Turkey
  • Uganda
  • Ukraine
  • Venezuela
  • Western Sahara

/Lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/britania-vendos-kosoven-ne-mesin-e-vendeve-te-rrezikshme-ne-bote-per-tu-vizituar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala