Britania përpilon listën e vendeve të rrezikshme, aty është edhe Kosova (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Pasi tragjedisë nga rrëzimi i aeroplanit Rus në Egjipt, ku mbetën të vdekur 224 pasagjerët që ishin në bord agjencitë turistike e qeveritë e vendeve të ndryshme, kanë filluar me paralajmërime për turistët, duke listuar vendet të cilat janë më të pasigurta për të udhëtuar.
Për shembull, zyra për Punë të Jashtme e qeverisë britanike, ka bërë një listë të vendeve të cilat konsiderohen si të sigurta dhe atyre që janë të pasigurta për të udhëtuar, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova, kurse Portali i Statistikave “Statista” ka bërë një grafikë ku paraqiten këto vende.

Me të kuqe shënohen vendet në të cilat qeveria britanike thotë të mos udhëtohet

Me të verdhë shënohen vendet të cilat janë pjesërisht të sigurta

Me të gjelbër janë vendet të cilat konsiderohen si të sigurta për të udhëtuar

Kërcënimi nga Shteti Islamik, po ashtu i kontribuon radhitjes së shteteve në botë duke u nisur për nga siguria.

Sa i përket Sirisë, zyra për Punë të Jashtme e Britanisë, thotë se shtetasit e saj duhet të largohen menjëherë nga aty për shkak se ambasada britanike atje s’do të jetë në gjendje që të ofrojë shërbime konsullore për ata që kanë nevojë.

Britania e Madhe, për shtetasit e saj sugjeron se Afganistani, Burundi, Qadi, Republika Demokratike e Kongos, Guinea, Iraku, Libia, Mauritania, Nigeria dhe territoret palestineze, Sierra Leona, Somalia, Sudani Jugor, Tunisia dhe Jemeni, janë vende pjesërisht të sigurta.

Kurse, Algjeria, Angola, Armenia, Azerbejgjani, Bangladeshi, Burkina Faso, Kamborxhia, Kolumbia, Gjibuti, Ekuadori, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Gjerogjia, Haiti, India, Irani, Izraeli, Japonia, Jordani, Kenia, Kosova, Lebanoni, Madagaskari, Malajzia, Mali, Nepali, Nigeria, Pakistani, Filipine, Republika e Kongos, Rusia, Arabia Saudite, Sudani, Tagjikistani, Tajlanda, Turqia, Uganda, Ukraina, Venezuela dhe Saharaja Perëndimore, cilësohen si vende në të cilat qeveria britanike s’ua rekomandon udhëtimet shtetasve të saj.

Si pjesë të rrezikshme për të udhëtuar, zyra e Punëve te Jashtme Britanike e ka futur edhe një pjesë të madhe të Rusisë, sidomos lokacionin në kufi me Ukrainën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/britania-perpilon-listen-e-vendeve-te-rrezikshme-aty-eshte-edhe-kosova-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala