Britania do të bombardojë ISIS-in

Autori:Gazeta Fjala

Në përpjekje për të bindur ligjvënësit britanikë për domosdoshmërinë e përfshirjes së Britanisë së Madhe në sulmet ajrore në Siri dhe Irak kundër terorristëve të Shtetit Islamik, kryeministri David Cameron thotë se “është e gabuar që Britania t’ia nënkontraktojë sigurinë e saj vendeve të tjera dhe të presë pilotët e vendeve të tjera të mbajnë barrën dhe rreziqet e goditjes së ISIS-it në Siri, për të penguar aktet terroriste në Britani”.

Duke ju drejtuar Parlamentit, Cameron  i kundërpërgjigjet edhe një raporti të Komitetit të Politikës së Jashtme që është shprehur kundër ndërhyrjes ushtarake pa pasur një strategji të gjerë për konfliktin.

Ndërkohë, parti të tjera kanë kërkuar si kusht miratimin e OKB-së dhe pasjen e një zgjidhjeje politike në Siri, por kryeministri ka theksuar se Britania nuk do të presë për një marrëveshje politike përpara se të veprojë.

Në planin prej shtatë pikash të Cameronit përfshihen më shumë masa antiterror, avancimi i një zgjidhjeje politike me një qeveri siriane që të përfaqësojë të gjithë sirianët, mposhtja e ISIS-it përmes veprimeve ushtarake dhe më tej.

Një pikë tjetër është mbështetja humanitare për sirianët, një projekt për stabilizimin dhe rindërtimin e Sirisë, si dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për të pakësuar ndikimin e ISIS-it në stabilitetin e rajonit.
Është e qartë se kryeministri britanik kërkon sulme ajrore nga Britania përpara fundit të vitit, por ai do t’i kërkojë Parlamentit të votojë vetëm kur të jetë i bindur në fitoren e votimit./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/britania-do-te-bombardoje-isis-in/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala