Brezovica në dorë të francezëve

Për tri vitet e ardhshme investitori i ri i Qendrës Turistike, Brezovica, konsorciumi francez MDP consalting do të investojë 167 milionë euro.
Të martën është nënshkruar edhe kontrata për dhënien me koncesion të Qendrës Turistike të Brezovicës, me të cilën investitori obligohet të kryej investimet e premtuara. Kjo kontratë pritet të hyjë në fuqi pas gjashtë muajve, kështu duke i dhënë mundësi koncesionarit francez MDP consalting për t’i siguruar mjetet financiare.