Breshëri plumbash ndaj automjetit që bllokoi hyrjen e një ndërtese

Autori:Gazeta Fjala

Persona të panjohur kanë zbrasur po thuajse tërë karrikatorin e Kallashnikovit ndaj automjetit ‘Toyota Land Cruizer’ që kishte bllokuar hyrjen e një ndërtese, ndërsa pronar i automjetit është Marko Llazareviq, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Me këtë rast, janë thyer të gjitha xhamat e automjetit, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur të dielën pasdite në veri të Mitrovicës afër dyqanit të KRASH-it, derisa kalimtarët e rastit të frikësuar nga situata e krijuar janë shtrirë në tokë.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KosovaPress edhe shefi i operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq. Sipas tij, policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe ka gjetur tre gëzhoja të plumbave, ndërsa është në kërkim të autorit apo autorëve të këtij incidenti.

“Ka ndodhur edhe në të kaluarën raste kur njerëzit kanë shprehur revoltën e tyre në mënyra të ndryshme nëse dikush me automjetin e tij ka bllokuar hyrjen e ndërtesës, me ç’rast ka pamundësuar lëvizjen e lirë të banorëve në këtë./KosovaPress/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bresheri-plumbash-ndaj-automjetit-qe-bllokoi-hyrjen-e-nje-ndertese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala