Brenda selisë së “Facebook” (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, vendosi të tregojë nëpërmjet një videoje selinë e kompanisë në Menlo Park, punonjësit që fshihen pas gjigantit social dhe punën e tyre të palodhshme.

Ajo që shihet fillimisht nga pamjet është se, nuk ka zyra të ndara për punonjësit. “Në “Facebook” askush nuk ka zyra”, sqaron Zuckerberg.

“Një nga gjërat që ju po vëreni është se, e gjitha është me xham. Kjo për shkak se ne jemi duke u përpjekur për të krijuar kulturën e transparencës në kompaninë tonë, ku të gjithë mund të shohin atë që të gjithë janë duke punuar”, thotë Mark Zuckerberg, shkruan Shekulli.

Pas tij, zyra e “Facebook” duket si një depo e madhe e mbushur me një grumbuj tavolinash, karrigesh dhe kompjuterësh. Zuckerberg ka tavolinën e tij të njëjtë me tavolinat e tjera, përveç një shenje prej druri që shkruan “Facebook”.

“Njerëzit mund të ecin dhe të shohin çfarë jam duke punuar unë. Ne mendojmë se kjo promovon një kulturë transparente, e cila na mundëson të bëjmë punën tonë më mirë”, thotë ai.

Zuckerberg bëri regjistrimin për të demonstruar kapacitetin e “Facebook”-ut për video “live” përpara një fjalimi, raporton “The Independent”. Zyra e “Facebook” ndodhet në Menlo Park, California.

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/brenda-selise-se-facebook-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala