Brenda një viti bankat fituan mbi 60 milionë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se sektori bankar i Kosovës në vitin 2014 ka shënuar përmirësim të theksuar të performancës financiare.

“Neto profiti i realizuar në vitin 2014 arriti vlerën prej 60.1 milionë eurosh, kurse neto profiti i regjistruar në vitin 2013 ishte 26 milionë euro”, është thënë në Raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Sipas BQK-së, gjatë vitit 2014 të hyrat e sektorit bankar shënuan rënie të lehtë, kryesisht si rezultat i rënies së të hyrave nga interesi në kredi dhe të hyrave nga tarifat dhe komisionet.

“Rrjedhimisht, rritja e profitit të sektorit bankar gjatë vitit 2014 ishte si rezultat i reduktimit të shpenzimeve, veçanërisht atyre për provizione, mbulimin e humbjeve të mundshme nga kreditë dhe shpenzimeve të interesit në depozita”, është thënë në Raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/brenda-nje-viti-bankat-fituan-mbi-60-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala