Brenda bunkerit luksoz të dy bossëve të Ndranghetas kalabreze

Kumbarët mafiozë të cilët kaluan më shumë se një dekadë në arrati janë kapur të fshehur në një bunker nëntokësor ‘luksoz’ që kishin gërrmuar rrëzënjë mali mali në jug të Italisë.
Një prej bosëve, Giuseppe Ferraro, 47 vjeç, kishte rrëmbyer një nga bossët e klanit të tij riva, sipas hetuesve.
Më pas personi i rrëmmbyer i ishte ehdhur për së gjalli si ushqim derrave.
Tjetri, Giuseppe Crea, 37 vjeç, është një vrasës gjakftohtë që kishte vrarë të birin adoleshent të një rivali.
Policia gjeti një arsenal armësh, ku përfshiheshin armë automatike, në vrimën gjysmë-nëntokësore në zonën e pyllëzuar pranë Agro di Maropati, në Reggio Calabria të Italisë.
Bunkeri ishte i pajisur me të gjitha komoditetet dhe lukset e nevojshme, njoftuan mediat italiane.