Brenda 24 orëve 10 raste të zjarrit në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

Policia e Kosovë ka regjistruar rreth 10 incidente të zjarrit brenda 24 orëve në Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, janë regjistruar rreth 10 rastë të zjarrëve në Kosovë, këto raste kanë qënë të regjistruara në disa komuna të Kosovës ku nga pakujdesia e qytearëve janë djegur pyje, shkurre ose hamullore.

Kështu në fshatin Kosuriq të Pejsë , një fshatar ka raportuar se, rreth gjashtë hektarë pyje i janë përfshirë nga zjarri. Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Sipas viktimës vlera e dëmit është rreth 20.000 (njëzetmijë) €. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Ndërsa në Klinë janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit pasi kishin ndezur zjarrin në arën e tyre me qëllim të djegies së barit të thatë, zjarri ishte përhapur dhe ishte djegur edhe një muri-gardh i fqinjit. Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rastet të tjera policia nuk ka arrestuar ndonjë person për zjarrëvenie, pasi ato janë cilësuar si incidente

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/brenda-24-oreve-10-raste-te-zjarrit-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala