Brazili pranon pasaportën Kosovare

Autori:Avdyl Pajaziti

Republika Federative e Brazilit ka pranuar pasaportën e Kosovës. Me ligjin e ri të miratuar së fundmi, shtetasve të Kosovës më nuk iu kërkohet “laisse passer” për të udhëtuar në këtë shtet të pavarur federativ në Amerikën Jugore, i cili përbëhet nga bashkimi i 26 shteteve dhe një qarku federal.

Burime brenda MPJ-së, bëjnë të ditur për Telegrafin se autoritetet e Brazilit ua kanë bërë të ditur edhe ambasadave të tyre në botë se kanë pranuar pasaportat e Kosovës dhe më nuk është i nevojshëm aplikimi shtesë për dokument udhëtimi në territorin e saj, i cili ishte i kushtueshëm 88 euro, pa përfshirë këtu edhe kostot e vizës.

Telegrafi ka siguruar si dëshmi edhe vizën e një shtetasi të Kosovës, ku në afishen e saj është i vendosur edhe komenti që “grant of visa” nuk prejudikon njohjen e pavarësisë apo institucioneve.

Brazili është vendi i pestë në botë për nga popullsia. Vlerësohet si demokracia e katërt më e populluar në botë dhe është anëtar themelues i Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit të Kombeve të Amerikës së Jugut. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/brazili-pranon-pasaporten-kosovare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala