Braktisin shkollën në kërkim të një cope bukë

Autori:Avdyl Pajaziti

Rreth 400 mijë nxënës, sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) kanë nisur sivjet vitin shkollor. Por, jo të gjithë nxënësit që llogariten në këtë shifër janë ulur në bankat e shkollës.

Shumë fëmijë të komuniteteve romë, shkali, si dhe egjiptas, në vend të shkollave, ndodhën pranë kontejnerëve duke kërkuar ushqim, gjësende tjera, e diku tjetër ata shihen teksa mbledhin kanaqe, pastrojnë xhamat e veturave etj.

Institucionet e Kosovës nuk posedojnë shifër të saktë se sa fëmijë të këtij komuniteti kanë braktisur shkollën.

Por, as denoncimet për braktisjen e shkollës nga këta fëmijë nuk kanë çuar peshë për institucionet.

Në janar të këtij viti, Ministria e Arsimit është informuar nga kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) dhe deputeti i Kuvendit, Veton Berisha, se 50 nxënës të shkollës fillore “Xhemail Kada” në Pejë e kanë braktisur procesin mësimor që nga viti akademik 2013/2014.

Ai ka dorëzuar të gjithë listën me emra e mbiemra të nxënësve në Ministri, duke kërkuar ndihmë nga ky dikaster qeveritar që t’u ndihmohet këtyre nxënësve për rikthim në shkollë./Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/braktisin-shkollen-ne-kerkim-te-nje-cope-buke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala