Braathu-opozitës: respektoni rregullat e Kushtetutën

Autori:Gazeta Fjala

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Jan Braathu ka porositur partitë opozitare në vend që të ndjekin rregullat dhe Kushtetutën, e jo të vendosin vetë për të ardhmen e vendit.

Sipas Braathu-s në asnjë vend të Evropës nuk ka opozitë pakicë që kërkon apo përcakton zgjedhje.

“Ndiqni kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Nëse zgjedhjet janë proces kushtetues është një gjë, por në cilin vend në Evropë keni opozitë pakicë që kërkon/përcakton zgjedhje. Kjo nuk është e zakonshme. 33 deputetë, kanë 25% të votave, ne i respektojmë këto vota, këta votues dhe të gjitha partitë, nuk jemi kundër askujt por po themi ju lutem respektoni rregullat”, tha Braathu pas takimit që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Braathu u tha se me Veselin foli edhe për procesin e ardhshëm të zgjedhjes së presidentit dhe hapat që duhet ndjekur.

“Kosovës i nevojitet të ketë president, por kjo duhet të bëhet duke u koordinuar me institucionet dhe institucionet të bazohen në ligj. Shpresojmë që të gjitha partitë pozitë e opozitë e respektojnë kushtetutën e Republikës së Kosovës, respektojnë ligjet e Republikës së Kosovës dhe të angazhohen konstruktivisht me njëri tjetrin në formë dialogu a bashkëbisedimi”, tha ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/braathu-opozites-respektoni-rregullat-e-kushtetuten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala