BQK: Rënia e investimeve frenoi rritjen ekonomike

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka vlerësuar se Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2014 ka shënuar rritje prej 3.0 për qind.
Sipas BQK-së, rritja ekonomike gjatë vitit 2014 është gjeneruar nga konsumi privat dhe publik, ndërkohë që investimet dhe neto eksportet vlerësohet të kenë ndikuar negativisht në rritjen ekonomike.
Vlera nominale e GDP-së, sipas BQK-së, ishte 5.5 miliardë euro në vitin 2014.