Bosnja propozon bisedime me Kosovën për lëvizje të lirë

Autori:Avdyl Pajaziti

Përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, mediave, dhe artistë nga Bosnja dhe Hercegovina, më 4 dhe 5 shkurt do ta vizitojnë Kosovën, qëllimi i së cilës vizitë është vazhdimi i iniciativave, të cilat do të avokojnë për lirinë e lëvizjes në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

Gjatë këtyre dy ditëve, do të organizohen panele diskutimi, të cilat do të shtjellojnë temën: Vizat-barrierë komunikimi midis Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Për më tepër se një vit, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Bosnje dhe Hercegovinë kanë ndërmarrë disa iniciativa që për qëllim kanë liberalizimin e vizave midis Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës”, thuhet në njoftimin për mediat.

Përveç takimeve zyrtare, pjesë e projektit janë edhe takimet e avokimit me palët kyçe të interesit, akterët vendimmarrës në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bosnja-propozon-bisedime-me-kosoven-per-levizje-te-lire/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala