“Bosnja nuk mund ta njohë Kosovën”

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i ri diplomacisë se B e H-së Igor Crnadak ka thënë se nuk ka asgjë nga njohja e Kosovës derisa situata është e tillë çfarë është.

Ai ka thënë se nuk ka ndryshim derisa qëndrimi i Serbisë është i tillë siç është dhe ka përkujtuar se Kryesia e B e H-së është e ngarkuar me politikën e jashtme dhe se MPJ e zbaton, transmeton NN, përcjell Koha.net .

Ministri i ri nuk ka dashur të komentojë deklaratën e ministrit të jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi se “B e H është bërë më Serbi se sa Serbia”.

Të gjitha komunikimet me pushtetin dhe me qytetarë të Kosovës Beh i bën përmes ambasadave të veta në Beograd, Shkup e Podgoricë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bosnja-nuk-mund-ta-njohe-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala