Bosnja i ngrit monument Golf 2-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Shumë adhurues të Volswagen Golf 2 në Bosnje që një kohë të gjatë kanë ëndërruar se kësaj veture duhet ngritur një monument. E siç më në fund kjo ëndërr e tyre do të bëhet  realitet.

Mjeshtri i Skulpturës, Daniel Premec ka  prezantuar në Festivalin e artit të rrugës në Sarajevë projektin ideor të monumentit kushtuar veturave të pasagjerëve Golf 2.

Ai poashtu ka bërë me dije se kjo ide i kishte lindur 10 vjet më parë, por tani ka vendosur që ta jetësojë atë.

“Ekziston një lidhje e veçantë emocionale me Golf 2-in e të gjithë qytetarëve dhe brezave të Bosnje e Hercegovinës.  Kjo veturë ka një vlerë të veçantë për prosperitetin dhe pasurinë e paraluftës , sepse jo të gjithë mund të kishin një veturë të tillë si dhe ta shprehnin heroizimin në luftë sepse shumë njerëz ia kanë borxh jetërat e tyre këtij automjeti” tha Premec, raporton portali Prijedor24.com.

monum 2

Ai theksoi se periudha që nga viti 1992 deri në 1995, e cila është shumë e rëndësishme për Bosnjën , nuk u shënua me ndonjë skulptur por  Golf 2 “ndihmoi” njerëzit, sepse, transportoi gjësende të ndryshme, njerëzit, e të plagosurit dhe përsëri u përmbajt.

“Kjo është një skulpturë konvencionale që e ka shënuar këtë periudhë. Golf 2 është një zgjidhje e që është ehde një vlerë universale, sepse ka një rëndësi të veçantë për të gjithë ne. Kjo veturë jeton përmes rrëfimeve të njerëzve nga kjo zonë, për shkak se sa herë që dikush e përmend këtë makinë, dikush do ta rrëfejë një anekdotë të periudhës 1992-1995 “, ka thënë artisti.

Pas prezantimit të projektit ideor, do të shkohet me hapin tjetër të realizimit të projektit, për të cilin Premec theksoi se do të bashkëpunojë me fotografinë e famshëm të këtij vendi, Milomir Kovaçeviq , fotografitë e të cilit nga periudha e luftës bën xhiro nëpër botë.

“Fotografitë e tij do të na kujtojnë se çfarë ishte Golf 2”, ka shtuar Premec.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bosnja-i-ngrit-monument-golf-2-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala