Bosi që iu jep punonjësve të tij pushime sa herë të duan

Autori:Avdyl Pajaziti

Miliarderi britanik Sir Richard Branson ka vendosur të tregohet zemërgjerë me punonjësit e kompanive të tij, duke u dhënë atyre pushime sa herë të duan.

Lajmi është publikuar nga të gjitha mediat britanike, të cilat shkruajnë se Branson po thyen mitin se “kapitalizmi të shtrydh”.

“Pushime sa herë të duan, mjafton që të mos përkojnë me ndonjë projekt të rëndësishëm në kompani”, thotë Branson.

Iniciativa është sugjeruar nga e bija dhe ai po e aplikon në një nga 400 kompanitë e tij.

Sipas “The Guardian”, bosi i kompanisë së fluturimit “Virgin Group” do ta aplikojë këtë praktikë si fillim te 170 punonjës dhe nëse do të ketë sukses dhe rritje performance tek kompania atëherë ai do ta zgjerojë edhe më tej.

Në Britaninë e Madhe punonjësve u paguan vetëm 20 ditë pushim në vit, minimumi i vendosur nga Bashkimi Europian, por Branson dëshiron të thyejë rregullat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bosi-qe-u-jep-punonjesve-te-tij-pushime-sa-here-te-duan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala