Boshnjakët ua marrin iftarin falas banorëve të Mitrovicës

Qytetarët e Mitrovicës, përkatësisht besimtarët myslimanë, për disa vite me radhë gjatë muajit të Ramazanit kanë pasur mundësinë që të ushqehen “gratis” tek “sofra” që shtrohej në oborrin e xhamisë “Bajram Pasha-Isa Beg” në Mitrovicë.
Por sivjet, së paku sipas asaj që thotë imami i kësaj xhamie, Mulla Asllan Murati, këta besimtarë nuk do ta kenë këtë mundësi.
Në një prononcim për Telegrafin, hoxha thotë se tenda e vendosur për disa vite me radhë në oborrin e kësaj xhamie për t’ju ofruar qytetarëve të Mitrovicës iftar pa pagesë është dërguar në një komunë të Bosnjës.
Sipas Muratit kjo për arsye se organizatorët e kësaj tende “Bajram Pasha” janë vëllazëruar me një komunë të Bosnjës.
“Në këtë Ramazan nuk është vendosur tenda nga ana e organizatorëve ‘Bajram Pasha’ të Turqisë sepse sipas informative që kemi janë vëllazëruar me një komunë të Bosnjës dhe e kanë dërguar në Bosnjë për muajin e Ramazanit”, ka thënë Murati.
Ndryshe qytetarët e Mitrovicës për disa vite në muajin e Ramazanit janë shërbyer për iftar pa pagesë nga shteti turk, në oborrin e xhamisë “Bajram Pasha-Isa Beg