Borxhin grek mbledhë sërish Eurogrupin

Autori:Avdyl Pajaziti

Liderët e vendeve të eurozonës sot në Bruksel, pritet të rimblidhen në samit. Ata do të takohen në mëngjes për të shqyrtuar kërkesën për kompomis nga ana greke për shpëtim nga falimentim.

Preben Aamann, zëdhënës i presidentit të Këshillit Evropain Donald Tusk, ka thënë se samiti do të rifillojë sot.

Propozimi për kompromis pason 4 orë bisedime në mëngjesin e 13 korrikut. Në këto bisedime kanë marrë pjesë Alexis Tsipras, presidenti francez Francois Hollande dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Kryeministri Tsipras gjithashtu më 12 korrik ka shpenzuar 8 orë duke u përpjekur që të bindë kreditorët e tij ndërkombëtarë, në përpjekje për t\’i bindur për arritjen e një marrëveshjeje për ndihmë.

Greqisë i duhet marrëveshje me kreditorët për të parandaluar falimentimin dhe daljen nga eurozona.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/borxhin-grek-mbledhe-serish-eurogrupin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala