Borxhi i Kosovës, mbi 1.73 miliardë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshin borxhin publik dhe borxhin privat, në fund të vitit të kaluar ka arritur në vlerën 1.73 miliardë euro.

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, borxhi i sektorit privat deri në këtë periudhë ka arritur në 1.34 miliard euro, kurse borxhi publik ka kap shifrën 392.8 milionë euro.

Por, rreth asaj se sa rrezikon qëndrueshmërinë buxhetore dhe likuiditetin e bizneseve private, ekspertë për çështje ekonomike japin vlerësime të ndryshme. Ata thonë se pavarësisht rritjes, Kosova ka nivelin më të ulët të përgjithshëm krahasuar me vendet e rajonit.

Megjithatë, sipas tyre, autoritetet kompetente, por edhe sektori privat duhet të jenë të kujdesshëm kur marrin borxhe

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/borxhi-i-kosoves-mbi-1-73-miliarde-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala