Borxhet mbledhin komisionin për faljen e tyre

Autori:Avdyl Pajaziti

Takimi i pare i grupit punues per faljen e borgjeve, nga mbarimi i luftës e deri në fund në vitin 2008, pritet të mblidhet për herë të parë gjatë javës së ardhshme.

“Aktualisht janë duke u grumbulluar të dhënat për këtë çështje dhe në momentin që të jenë të gatshme këto të dhëna do të mblidhet komisioni ku edhe pritet që takimi i parë të mbahet javën e ardhshme ku edhe do të prezantohen të dhënat preliminare” ka bërë me dije Ministria e Financave.

Fillimisht pritet të prezantohen të dhënat preliminare rreth grumbullimit të borxheve. Në bashkpunim me institucionet qeveritare e ndërmarrjet publike do të krijohen edhe nënë komisione per verifikimin e borxheve.

Gazeta Fjala merr vesh se telashja kryesore e krejt kësaj pune është kompenzimi i parava që do të fallen nga ndërmarrjet publike, kryesisht ato komunale.

Sipas një burimi të Gazetes Fjala ndërmarrjet kanë hartuar plane e projekte duke u bazuar edhe në hyrat që do të realizoheshin nga mbledhja e borgjeve e tani pas vendimit për faljen e tyre drejtuesit e ndërmarrjeve duhet të gjejnë alternative për sigurimin e mjeteve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/borxhet-mbledhin-komisionin-per-faljen-e-tyre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala