Borxhet  ju falen edhe bizneseve

Autori:Zekirja Shabani

Ministri i Financave i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se vendimi për faljen e borxheve do të përfshije edhe bizneset.

“U pajtuam që të krijojmë një komision, i cili do të shqyrtoj mundësinë për faljen e të gjitha borxheve që bizneset dhe qytetarët e Kosovës kanë ndaj institucioneve të Kosovës dhe ndaj ndërmarrjeve publike, deri më 31 dhjetor 2008”, ka thënë Hoti.

Siaps tij, viti 2008 është vit i ndryshimeve të mëdha kapitale që kanë ndodhur në Republikën e Kosovës, është shpallja e pavarësisë, “Kushtetuta që është aprovuar në vitin 2008, kanë përfunduar ligjet e UNMIK-ut dhe kanë filluar të funksionojnë ligjet e Republikës së Kosovës. Ne po e shohim që është e nevojshme që të kemi një fillim të ri tani edhe me Qeverinë e re, por të kemi edhe një shkëputje edhe prej të kaluarës, dhe të merremi edhe me të ardhmen”, është shprehur Hoti.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, po ashtu theksoi se janë bërë vlerësimet paraprake për borxhet që bizneset dhe qytetarët kanë ndaj ATK-së, doganave, tatimit në pronë, dhe borxhet ndaj ndërmarrjeve publike në energji, ujë, mbeturina dhe ngrohje dhe se në afat prej një muaji ky komision do të del para Qeverisë me propozimin për nivelin e këtyre borxheve, dhe procedurat e mëtutjeshme për të legalizuar komplet këtë vendim në instancat e duhura të Republikës së Kosovës.

Përveq kësaj ai kaa bërë të ditur sedo të shqyrtohet mundësia e faljes së borxheve edhe pas vitit 2008.

“Ne gjithashtu do të shqyrtojmë që pas 31 dhjetorit të vitit 2008, të shohim mundësinë që gjithashtu të falim edhe ndëshkimet edhe interesin për borxhet që qytetarët dhe bizneset nuk kanë paguar gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të kemi një fillim të ri, një perceptim të ri, për të bërit biznes dhe për jetë më të mirë në Republikën e Kosovës”, deklaroi Hoti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/borxhet-ju-falen-edhe-bizneseve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala