Borxhet falen po paguat

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Ministri i Financave, Abdullah Hoti ka qartësuar vendimin e Qeverisë për faljen e borxheve që qytetarët dhe bizneset kanë ndaj shtetit.

Ai, në një konferencë për media të mbajtur sot pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, ka treguar se Qeveria ka vendosur për faljen e të gjitha borxheve që qytetarët dhe bizneset kanë ndaj shtetit deri në vitin 2008.  Por  Hoti ka  se kjo fajle do te jetë kusht që  ata t’i paguajnë borxhet që kanë për periudhën kohore 2009-2014.

Sipas tij, për të paguar borxhet për periudhën 2009-2014, qytetarët do të kenë kohë një vit, pasi ligji të hyjë në fuqi, dhe kështu borxhet që kanë pasur deri më 2008 do të llogaritën të falura.

“Falja e borxheve kushtëzohet që pala të paguajë borxhet nga data 1 janar 2009- 31 dhjetor 2014 në mënyrë që pala të lirohet nga ndëshkimi dhe t’i falen borxhet. Ndërsa nëse hyhet në marrëveshje për të kryer obligimet prej vitit 2009-2014, pala lirohet vetëm nga ndëshkimi ndërsa paguan borxhin”, ka thënë Hoti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/borxhet-falen-po-paguat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala