Borxhet e vjetra do të falen nëse paguhen ato të rejat

Autori:Avdyl Pajaziti

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me miratimin e projektligjit për rishikimin e buxhetit të Kosovës.

Me këtë projektligj është paraparë të ketë shkurtime afër 49 milionë euro tek kategoritë paga dhe mëditje, udhëtimet, mallra dhe shërbime, si dhe tek kategoria e derivateve të naftës.

Ndërkohë është miratuar edhe rekomandimet e komisionit për peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike. Po ashtu, është votuar edhe për emërimin e anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe për raportin vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014.

Në seancë poashtu po flitet edhe për faljen e borxheve pulike. Ministri i Financave, Avdullah Hoti gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka thënë se falja e borxheve nga ana e qytetarëve do të bëhet në përiudhën deri më 31 dhjetor të vitit 2008.

Sipas këtij projektligji thuhet se deri në këtë datë do të falen të gjitha borxhet, por që pas kësaj date prej 1 janarit të vitit 2009 qytetarët do të duhet ti paguajnë borxhet./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/borxhet-e-vjetra-do-te-falen-nese-paguhen-ato-te-rejat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala