Boronica shkrin yndyrën e tepërt

Autori:Avdyl Pajaziti

Boronicat mund të ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit të grumbulluar në bel, tregojnë studimet e studiuesve nga Universiteti i Michiganit.

Sipas studimeve të tyre, ushqimi i pasur me boronicë ndihmon në zvogëlimin e shtresave yndyrore në abdomen, yndyrë e cila është e lidhur edhe me sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Rezultati i studimit i vesh boronicës edhe një efekt tjetër pozitiv, krahas dobive të tjera si ulja e kolesterolit dhe kontrollimi më i mirë i niveleve të glukozës, edhe nëse ushqimi nuk ka qenë i duhuri për shëndetin e zemrës.

Hulumtuesit thonë se rezultatet kanë treguar se boronicat e pasura me antioksidues mund të ndryshojnë mënyrën se si trupi krijon dhe i procedon glukozën ose sheqerin në energji, duke ulur kështu rrezikun edhe të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/boronica-shkrin-yndyren-e-tepert/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala