Borë gjatë kësaj jave

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe ditëve të ardhshme vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e fushave me presion të ulët. Një ciklon nga Mesdheu gjatë ditës së nesërme do të zhvendoset në jug të rajonit që do të sjell vranësira dhe të reshura shiu, e në vise malore edhe reshje bore.

Gjatë ditës së enjte një tjetër ciklon, me origjinë nga zonat polare do të depërtojë mbi Itali, e më pas edhe mbi rajonin tonë duke sjell sërish të reshura shiu, ku ditën e premte, më vonë, pritet të shndërrohen në reshje bore. Reshjet e borës pritet të vazhdojnë deri të shtunën paradite, e më pas do të pushojnë, parashikon Prishtina Weather.
Moti

Masat e ftohta ajrore që po depërtojnë mbi rajon, do të vazhdojnë të zbresin temperaturat, me maksimale nga 6C-7C në 3C, e minimalet nga 2C deri në -4C, ditën e diel. Era do të fryejë kryesisht nga verilindja dhe veriu me shpejtësi 2-11m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të jetë në zbritje, e përgjatë fundjavës pritet të ngritet mbi vlera normale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bore-gjate-kesaj-jave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala