Borë deri të mërkurën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se nga nesër Ballkani do të ndikohet nga fushat me presion të ulët atmosferik.
“Në këtë kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Këto reshje në vise me lartësi mbi 800m do të përcillen edhe me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 2C deri 4C celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 7C deri 9C celsius. Do të fryj erë nga ana e juglindjes e më pas nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në komunikatë.
Një gjendje e këtill e motit me reshje shiu dhe bore do të na përcjell deri diten e merkurë, ndërsa era do të vazhdoj gjatë gjithë javës ta mbajë drejtimin e verilindjes, ndersa temperaturat maksimale do të pësojn rritje të lehta mbas ditës së mërkurë.