Bordi i ZRRE shqyrton ankesat e konsumatorëve

Autori:Gazeta Fjala

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e tij të parë për vitin 2016. Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar 32 pika ku janë përfshirë çështje të ndryshme të sektorit të energjisë në Kosovë.

Pikat e para që janë shqyrtuar nga Bordi kanë pasur të bëjnë me Procesin e Autorizimit të ndërtimit

të kapaciteteve të reja energjetike. Bordi pas shqyrtimeve të kërkesave ka marrë vendim të lëshojë

Autorizimet për tu ndërtuar edhe 7 gjeneratorë të tjerë. Gjashtë nga këta gjenerator janë

Hidrocentrale (HC) dhe 1 me panele djellore (solare). Kapaciteti i përgjithshëm i këtyre

gjeneratorëve arrin në 37 MË.

Më herët ZRRE ka Autorizuar për ndërtim edhe 9 gjenerator (njësi) të tjera, me kapacitet total të

instaluar prej 40 MË. Prej tyre tre gjenerator (dy HC dhe një me panele diellore) veç janë ndërtuar

dhe janë duke operuar/prodhuar energji elektrike nga Burimet e Rinovueshme të Energjisë (BRE),

ndërsa gjashtë (6) gjeneratorë të tjerë janë në faza të ndryshme të ndërtimit.

Në seancë janë shqyrtuar edhe disa aplikacione të tjera të cilat janë në faza më të hershme të

aplikimit për ndërtim të kapaciteteve të reja gjeneruese, për të cilat Bordi ka vendosur që t’ju

lëshojë autorizime preliminare në mënyrë që t’i nxisë dhe përkrah në proceset e tyre të aplikimit.

Në përgjithësi deri më tani ZRRE ka lëshuar Autorizimet për ndërtimin e 16 gjeneratorëve të rinj

dhe kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i tyre është rreth 77 MË. Nga numri i përgjithshëm i të

gjithë gjeneratorëve të rinj nga Burimet e Rinovueshme të Energjisë, 14 janë Hidrocentrale dhe 2

me panele solare.

Po ashtu në këtë seancë Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar Planin Zhvillimor 2016 – 2025 të

Operatorit të sistemit të Transmisionit. Objektivi kryesor i këtij plani është identifikimi i projekteve

të cilat do të rrisin kapacitetin, besueshmërinë, efikasitetin e operimit të rrjetit transmetues me

qëllim të mbështetjes së drejtpërdrejt të sigurisë së furnizimit të konsumatorëve me energji

elektrike kualitative.

Në seancë Bordi ka shqyrtuar edhe disa ankesa të konsumatorëve, apelime të vendimeve të

Departamentit për Mbrojtje të Konsumatorëve (DMK) nga KESCO si dhe çështje të tjera të

brendshme që kanë të bëjnë me funksionimin e ZRRE-së.

Po ashtu ZRRE njofton se për shkak të agjendës së ngjeshur Bordi nuk ka arritur të shqyrtojë edhe

disa pika të tjera të përfshira në agjendë të cilat do të shqyrtohen në takimin e ardhshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bordi-i-zrre-shqyrton-ankesat-e-konsumatoreve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala