Bordi i KEK-ut shkelë rëndë ligjin

Bordi i KEK-ut bënë shkelje të rëndë të kodit të punës. Shkeljen e ka konstatuar Inspektorati i Punës së Republikës së Kosovës, i cili në shkallën e dytë ia ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Mentor Hysenit në pozitën e shefit të Komitetit të Auditimit në KEK përmes konkurs.
Ky Inspektorat ka urdhëruar Bordin e KEK-ut që brenda 8 ditësh të anulojë këtë konkurs dhe të shpallë një konkurs të ri, për shkak të parregullsive në zgjedhjen e të lartpërmendurit dhe shkeljen e procedurave të punës.
Hysenin, në këtë pozitë e kanë vendosur pa ndonjë procedurë të rregullt Pranvera Dobruna dhe Burim Leci, dy anëtarë të Bordit drejtues të KEK-ut, të cilët të njëjtit iu kishin mundësuar të punojë një muaj pa kurrfarë kontrate të punës dhe kishte përfituar të ardhura personale.
Inspektorati i Punës së Kosovës këtë veprim të këtyre anëtarëve të Bordit drejtues të KEK-ut e ka cilësuar si shkelje e rëndë e kodit të punës dhe ndaj tyre do të ndërmorën masa të mëtutjeshme disiplinore.
Hyseni edhe më herët ka udhëhequr auditin e KEK-ut. Por, i njëjti, pas privatizimit të KEDS-it, kishte kaluar në pozitën e njëjtë në kompaninë e blerë nga turqit.
Më vonë, tentoi të rikthehet në KEK, përmes procedurave që janë konsideruar të parregullta.
KEK dhe KEDS janë në marrëdhënie kontraktuale dhe kjo paraqet konflikt të interesit pasi i njëjti, duke qenë në pozitë të shefit të auditorit, posedon informata konfidenciale dhe shumë të ndjeshme, të cilat mund t’i bartë tek kompania tjetër.