Bora mbulon Kosovën

Autori:Zekirja Shabani

Ndonëse festa e Vitit të Ri kaloi pa magjinë e bardhësisë së krijuar nga bora, qytetarët festuan si herëve tjera.

Mirëpo ajo që mungoi në natën e ndërrimit të motmoteve, erdhi mbrëmë në orët e vona kur rrugët e vendit tonë nisën të mbuloheshin nga bora.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në kohën kur filluan reshjet e borës, Kosova ishte e përfshirë nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri- 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 0-2 gradë Celsius.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bora-zbardh-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala