Bombë në shtëpinë e policit në veri

Një granatë dore M-75 prodhim jugosllav, është hedhur në shtëpinë e policit M. Gjukiq, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz.
Sipas burimeve të KSP-së, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm në Zubin Potok, ndërsa autorët dhe motivi i këtij sulmi nuk dihen.
“Përveç dëmeve në shtëpi, është dëmtuar një dyqan afër kësaj shtëpie dhe një automjet, ndërsa shpërthimi që ka qenë i fuqishëm dhe ka shqetësuar banorët e kësaj lagje”, kanë thënë burimet.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar ngjarjen. Sipas tij, policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe ka aplikuar operacionin ‘unaza e çeliktë’ në përpjekje të kapjes së autorit apo autorëve të këtij incidenti.