Bombë në familjen e Hysen Terpezës

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbrëmë rreth orës 12:00 pas mesnate , një eksploziv i fuqishëm ka shpërthyer në oborrin e familjes së patriotit e heroit kombëtar Hysen Tërpeza, në Tërpezë të Vitisë.

Sipas Sahit Tërpezës, eksplozivi i vendosur ka shkatërruar tërësisht makinën e familjes, kurse fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale.

Ky sulm, nga kushdo që ka ndodh dhe për çfardo qëllime ka shkaktuar indinjatë dhe shqetësim tek familja Tërpeza dhe fshati Tërpezë.

Në një deklaratë për televizionin e Vitisë, RTV “Iliria”, z.Sahit Tërpeza, djali i vetëm i Hysen Tërpezës, u ka bërë thirrje organeve kompetente që autorët e këtij akti të vihen sa më shpejt para drejtësisë.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ende nuk ka asnjë informacion lidhur me eksplozivin!

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bombe-ne-familjen-e-hysen-terpezes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala