Bombë në Bankën Kombëtare të Greqisë, kaos në rrugët e Athinës (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia greke sot ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kundërshtojnë masat shtrënguese, të cilët kishin hedhur edhe bomba molotovë në qendër të Athinës. Kokteji molotov u hodh në Bankën Kombëtare të Greqisë.

Në Greqi, nuk do të ketë fluturime në linjat vendore, anijet do të qëndrojnë në porte dhe shërbimet publike do të jenë të mbyllura për shkak të një greve kundër masave shtrënguese, transmeton Telegrafi.

Grekët nuk janë të kënaqur me masat shtrënguese të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë në këmbim të një pakete të re ndihme.

Në spitale do të punojnë vetëm shërbimet e urgjencës dhe disa shkolla publike do të jenë të mbyllura, pasi që mësuesit dhe nxënësit, mjekët, gazetarët dhe të punësuarit në shërbimet rrugore do të jenë në grevën e parë të madhe këtë vit, të thirrur nga sindikatat më të mëdha të sektorit privat dhe publik.

Policia në Athinë ka vlerësuar se rreth 24 mijë njerëz kanë dalë në rrugët e qytetit, raporton AP.

Greva do të jetë testi i parë për kryeministrin Alexis Tsipras, i cili erdhi në pushtet në janar, duke premtuar për t’i dhënë fund masave shtrënguese, dhe më pas pranoi kushtet për një paketë të tretë shpëtimi, nën kërcënimin e Greqisë se mund të dalë nga eurozona.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bombe-ne-banken-kombetare-te-greqise-kaos-ne-rruget-e-athines-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala