Bombë mbrapa Teatrit në Prishtinë?

Autori:Zekirja Shabani

Një mjet shpërthyes dyshohet se është vendosur në rrugën Agim Ramadani, mbrapa Teatrit në Prishtinë.

Kjo ka alarmuar policinë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes në këto momente dhe ka bllokuar qarkullimin si për njerëz ashtu edhe për automjete në këtë rrugë dhe lagjet përreth.

Deri më tani nuk ka informacion nëse është gjetur diçka. Lajmi për mjet shpërthyes është dhënë nga qytetarët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bombe-mbrapa-teatrit-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala