Bombë 250 kilogramëshe në stadiumin më të madh të Gjermanisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në stadiumin më të madh gjerman, Signal Iduna Park të Dortmundit është gjetur një bombë gjigante.

Bomba prej 250 kilogramësh është gjetur pranë tribunës VIP.

Bomba ka mbetur aty që prej kohës së Luftës së Dytë Botërore dhe është në gjendje të mirë.

Autoritetet kanë njoftuar se do të çaktivizohet gjatë ditës së sotme.

Megjithatë kjo nuk do të shkaktojë asnjë problem për zhvillimin e derbit të Ëestphalia-s me Schalke 04 këtë fundjavë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bombe-250-kilogrameshe-ne-stadiumin-me-te-madh-te-gjermanise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala