Bombat e ISIS-it të fshehura në lodra për t’i vrarë fëmijët (Foto)

Forcat e Sigurisë në Irak kanë gjetur një numër të madh lodrash të fëmijëve të cilat kanë qenë pjesë e një plani të ISIS kundër Shia-ve.
Forcat e Sigurisë në Bagdad kanë çmontuar dhe shkatërruar rreth 18 lodra të cilat kishin të vendosura bomba brenda.
ISIS kishte planifikuar t’i shiste këto lodra me bomba në një rrugë në mes të Irakut dhe Karbala-së, ku miliona myslimanë Shia pritet që të ecin gjatë një pelegrinazhi të Arbainit muajin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Arbaini është një festë e Shia-ve që shënon fundin e një periudhe 40-ditore të zisë pas përvjetorit të vdekjes së imamit Hysen, nipit të Profetit Muhamed.