Bomba në Fabrikën e akulloreve në Prizren

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishek dhe tri bomba dore të prodhimit Jugosllavë në Fabrikën e akulloreve në Prizren.

Policia thotë se kanë marr informata se i dyshuari posedonte armë pa leje dhe posa kanë kontaktuar me të, i njëjti ka njoftuar se në fabrikën e akulloreve në Prizren gjenden disa mjete të pa shpërthyera, bomba dore.

Në vendi e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti për deminim i PK–së të cilët kanë konfiskuar një armë pistoletë CZ, të kalibrit 7.65 mm, me 19 fishek, si dhe tri bomba dore M-75, të prodhimit Jugosllavë.

Nuk raportohet për të arrestuar. Ndërkohë, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bomba-ne-fabriken-e-akulloreve-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala