“Bomba” e Zaevit shoqërohet sot edhe me muzikë

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot në orën 19:00 lideri i LSDM-së ka paralajmëruar lëshimin e një tjetër bombe. E 16-ta me radhë, do të shoqërohet sot edhe me muzikë dhe me disa aktivitete tjera.

Kjo do të lansohet në kampin e lirisë para Qeverisë së Maqedonisë, ku kjo ‘bombë’ identifikohet me hashtagun #TikTakTikTak.

Përveç aktiviteteve të zakonshme të kampit para qeverisë do të ketë edhe aktivitete të tjera.

Qysh në orën 08:00 të mëngjesit do të hapet kampi dhe do të zhvillohen aktivitetet e përditshme deri në orën 16:00.
Nga kjo orë, do të fillojë ‘Tregu Humanitarë”, dhe deri në orën 21:00 do të zhvillohet diskutimi “Televizioni i Maqedonisë – Shërbim publik për qytetarët apo bord buletini i qeverisë”.
E në këtë mes për dy orë rresht do të ketë edhe muzikë dhe argëtim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bomba-e-zaevit-shoqerohet-sot-edhe-me-muzike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala