Boma e radhës nga Zaev, “Fytyra e vërtetë e BDI-së” (Video)

Lideri i LSDM-së, publikoi bisedë mes Ali Ahmetit dhe Beqir Asanit.
“Nëse mundesh kputja, jepja nga 1 mijë” shprehet Ahmeti duke kërkuar nga Asani për t’i dhënë levërdi një biznesmeni, raporton Portalb.mk.
Sot në orën 14 do të publikohet bomba e 38-të e LSDM-së nga ana e liderit Zoran Zaev. Kshtu informoi Zaev në emisionin 360 shkallë në Alsat M.
Ai gjithashtu informoi se bombat e radhës do ti kushtojnë më shumë vëmendje partisë shqiptare në pushtet BDI, sepse, siç deklaroi Zaev, nëse ajo nuk dëshiron të dalë nga kjo qeveri ne do ta detyrojmë ta bëjë këtë.