Boko Haram i bashkohet ISIS-it

Grupi ekstremist nigerian, Boko Haram ka shpallur bashkimin me Shtetin Islamik, që shtrihet në Irak dhe Siri. Lajmi u shpall nga Boko Haram në një llogari të grupit në Twitter ku mund të dëgjohej një mesazh audio i liderit të grupit. Boko Haram, një nga grupet më ekstreme sot në botë, kontrollon brenda Nigerisë një territor sa madhësia e Belgjikës. Më parë, besnikërinë ndaj Shtetit Islamik e kanë shpallur edhe një grup xhihadist në gadishullin Sinai në Egjipt dhe një grup në Libi. Njohësit e çshtjeve të sigurisë në botë këtë e kanë quajtur si aleancë të tmerrit, duke tërhequr vëmendjen për rrezikun e madh të njerëzve që jetojnë vatrave të konfliktit ka shtrihen dy organizatat por edhe më gjerë.