Bodrumet ‘horror’ të Hotel Grandit (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Dikur ka qenë njëri nga hotelet më me renome në rajon. Ndërtesa që sot ka mbetur si simbol i luksit komunist, Hotel Grand Prishtina ku edhe vet Josip Broz Tito ka fjetur, tashmë i ka humbur shkëlqimi, raporton ORAinfo.

Madje para pak ditësh është shpallur nga mediet e huaja si njëri nga 27 vendet më të frikshme në botë.

Këtë ua vërteton edhe ORAinfo.

Në këtë hotel, i cili i ka hapur dyert për mysafir qysh në vitin 1980, nuk ka pasur asnjë investim.

ORAinfo ju sjellë fotografi nga bodrumet e Grandit, të cilët duken sikurse në filma horror.

Aty poshtë nuk ka dritë të mjaftueshme, uji pikon nga gypat e vjetruar, ndërkaq muret janë të përlyera dhe tavanet e dëmtuara.

Në bodrume po ashtu ka dhoma që nuk përdoren fare dhe janë mbushur me bërllok.

Errësira dhe lëvizjet e dyerve që lëshojnë zhurmë ta fusin frikën deri në palcë. /ORAinfo/

12309242_10153476565324232_929636577_n 12309405_10153476565714232_452141363_n 12309429_10153476565464232_1992412378_n 12309444_10153476565604232_421382102_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bodrumet-horror-te-hotel-grandit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala