Bllokojnë njëra-tjetrën

Autori:Avdyl Pajaziti

Më 13 shtator të vitit të kaluar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij të parë si kryeministër në Kosovë, kishte për qëllim kryesor që të fillojë bashkëpunimin ekonomik mes këtyre dy shteteve dhe heqja e barrierave doganore. Në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Rama kishte thënë se ky bashkëpunim do t’i japë fund “patatofobisë” që shkaktoi luftë doganore në mes të dy vendeve.

Strategjinë e bashkëpunimit në mes të dy qeverive e ka propozuar si ide, pas që kishte përmendur barrierat doganore të viteve të kaluara mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke marrë shembull ndalesat doganore që ka vënë ish-Qeveria e Shqipërisë për patatet e Kosovës, ose bllokadën që kishte vënë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës kundrejt çimentos nga Shqipëria.
Por, sikur u harruan këto fjalë dhe takime. Në fillim të vitit 2014 filluan përplasjet për interesat e bizneseve të të dyja anëve të kufirit.

Në janar u vendosën barriera tarifore dhe jotarifore nga Prishtina dhe Tirana, të cilat dëmtuan rëndë interesat e bizneseve, njëkohësisht u pengua fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike, shkëmbimi tregtar, si dhe lëvizja e lirë e mallrave ndërmjet dy shteteve.

Po ashtu, ky acarim i marrëdhënieve ekonomike shkoi deri aty, ku shteti shqiptar mori vendim që asnjë kilogram miell të mos kalojë matanë kufirit. Thuajse çdo sezon veror shteti shqiptar vendos barriera edhe për rrushin e prodhuar në Kosovë.

Shqipëria po vazhdon të aplikojë bllokadë edhe për produktet farmaceutike “Made in Kosova”, që nga viti 2010. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bllokojne-njera-tjetren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala