Bllokohet UP-ja, vazhdon edhe sot në grevë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” stafi administrativ po vazhdon grevën. Sportelet e këtij universiteti dhe administratat nuk pranojnë asnjë dokument, nuk vuloset, apo nënshkruhet për studentët. Bojkoti ka nisur gjatë ditës së hënë dhe nuk pritet që të përfundojë.

Bardh Bardhi nga Këshilli Grevist ka thënë për Indeksonline se rreth 90 për qind e administratës së Universitetit përfshirë edhe profesor i janë përgjigjur grevës.

“ Unë mund të konfirmoj që nuk kemi arritur kurrfarë marrëveshje me UP-në lidhur me grevën. Gjatë ë ditës së sotme do të vazhdoj greva e mësimdhënësve të Universitetit të Prishtinës”, ka thënë Bardhi.

Ai tregoi se gjatë ditës së sotme Këshilli Grevist e ka pasur të paraparë që të takohet më Këshillin Drejtues të UP-së, por kryetarja e këtij Këshilli, Shefkije Islamaj është në takim zyrtar jashtë vendit dhe takimi i Këshillit Grevist me atë Drejtues u shtye për të enjten.

E grevistët i kanë dhënë afat Universitetit të Prishtinës që deri të enjten ta bëjnë një zgjedhje sa u përket kërkesave të grevistëve, në të kundërtën ajo do të vazhdojë.

Që greva vazhdon e konfirmoi edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai në një prononcim për Indeksonline tha që do ta përkrahin Këshillin Grevist në realizimin e kërkesave të tyre.

“Po ne jemi ditë për ditë me Këshillin Drejtues grevist të UP-së. Sot kishim takim me Këshillin e UP-së, po presim deri të enjten”, ka thënë Jasharaj.

E nëse kërkesat këshillit Grevist nuk realizohen ata premtuan se greva edhe mund të përshkallëzohet./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bllokohet-up-ja-vazhdon-edhe-sot-ne-greve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala