Bllokohet rruga Prishtinë-Pejë

Autori:Zekirja Shabani

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, ka akuzuar pushtetin se ka inskenuar një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë për të pamundësuar ardhjen e 50 autobusëve në Prishtinë nga Dukagjini.

Aksidenti ka ndodhur në Sllatinë, pranë Motel “Aviano”.

“Për ta parandaluar pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë, pushteti e ka inskenuar një ndeshje komunikacioni me dy maune dhe e ka bllokuar rrugën në Komoran. Nga ai drejtim janë duke ardhur diku 50 autobusë me qytetarë. Rruga është që gjysmë ore e bllokuar. Të gjithë që kanë mundësi le të gjejnë rrugë alternative, nga Arllati-Shtime-Prishtinë apo rrugë të tjera”, ka shkruar Vrasniqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bllokohet-rruga-prishtine-peje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala