Bllokohet Rruga e Kombit

Autori:Avdyl Pajaziti

Teksa dukej se dimri u largua përfundimisht, në pjesën verilindore të vendit u shënuan reshje dëbore.

Në Rrugën e Kombit ato krijuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Disa makina u bllokuan për minuta të tëra në të dy korsitë e autostradës pa mundur të lëvizin.

Në segmentin “Tunel-Fushë Dukagjin mbërritën borëpastrueset dhe rikthyen qarkullimin e automjeteve. Policia Rrugore e Kukësit nuk lejonte qarkullimin e automjeteve pa zinxhirë.

Situata në Rrugën e Kombit u vu në kontroll vetëm pas një ore, ndërsa aktualisht qarkullimi në segmentin “Tunel-Kukës-Morinë është normalizuar.

Ndërkohë, mësohet se reshjet e borës kanë nisur edhe në Qarkun e Dibrës. Në komunat Kala e Dodës, Lurë, Luzni, Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Zerqan trashësia e borës arrin në 10 cm.

Policia Rrugore i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të pajisen me zinxhirë. /Top Channel/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bllokohet-rruga-e-kombit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala