Bllokohet “Rruga e Kombit”, shembet dheu (FOTO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Moti i keq i ditëve të fundit ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rajonin verior dhe verilindor. Mëngjesin e sotëm (24 nëntor) është bllokuar njëra korsi e Rrugës së Kombit dhe shkak janë bërë rrëshqitja e dherave dhe gurësh në këtë segment.

Konkretisht rrëshqitja e dherave ka ndodhur në aksin Fushë-Dukagjin – Kukës. Ndërkohë pritet edhe ndërhyrja e autoriteteve për të pastruar masivin e gurëve.

Në këtë segment rrugor, ku çdo vit fenomeni i rënieve të masivëve të dherave e gurëve është evident, kanë qenë të pranishme duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve.

Jo vetëm në rrugën e Kombit, por edhe në rrugë të tjera nacionale e rurale, rrëshqitjet e dherave e gurëve kanë qenë të pranishme si në rrugën Kukës – Krumë, Kukës – Shishtavec e Kukës – Peshkopi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bllokohet-rruga-e-kombit-shembet-dheu-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala