Bllokohet magjistralja Prishtinë – Shkup

Rrëshqitjet të mëdha të dheut në Grykën e Kaçanikut, pas reshjeve të shiut, kanë bllokuar qarkullimin në magjistralen Prishtinë – Shkup.
Kështu ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës para pak çastesh, raporton Gazeta Fjala.
“Njoftojmë se për shkak të reshjeve të shiut, në rrugën N2 – Prishtinë-Hani i Elezit, në Grykën e Kaçanikut janë shkaktuar rrëshqitje të dheut, kështu që kjo pjesë e rrugës është mbyllur tërësisht dhe aktualisht është e pakalueshme”, thuhet në njoftimin e MI.
Rruga është bllokuar në pjesën te muri mbrojtës, ku kohë më parë pati intervenuar KFOR-i.
Aktualiosht qytetarët nuk mund të përdorin as rrugë alternative për qarkullim, pasi nuk ekzistojnë kalime tjera në këtë pjesë.
“Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve është duke punuar dhe duke bërë përpjekje për ta liruar sa më parë pjesën e bllokuar të rrugës”.
Me këtë rast kërkohet nga qytetarët që të kenë mirëkuptim deri në sanimin e gjendjes së shkaktuar, ndërsa për lirimin e rrugës do të njoftohen me kohë./Gazeta Fjala/