Bllokohet maagjistralja, Kaçanik – Hani i Elezit (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

Magjistralja, Kaçanik – Hani i Elezit, është e bllokuar tërësisht për qarkullim për shkak të shembjes së madhe të dheut dhe të gurëve në rrugë. Kështu ka njoftuar Policia Ferizajt.

Zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi ka bërë të ditur se shembja e dheut dhe e gurëve, ka ndodhur në vendin e quajtur, “Te Kulla me çeshme”, ndërmjet Kaçanikut dhe Hanit të Elezit. Sipas tij, në vendin e ngjarjes, tashmë ndodhen njësitë policore të trafikut si dhe kompania që po punon në zhbllokimin e rrugës. Për ngasësit që duan të shkojnë në Maqedoni, duhet të devijojnë rrugën në “Fushën e Pajtimit”, në drejtim të pikës kufitare drejt Glloboçicës.

hani i elezit hani i elezit 2 hani ii elezit

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bllokohet-maagjistralja-kacanik-hani-i-elezit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala